Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.


Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka pohuar se Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluara nga tekat e Serbisë, ai ka shtuar se çdo pengesë që po i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian.


Më tej ai ka theksuar se, Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusinë, prandaj vendet e tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj axhende.


Pacolli konsideron se BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë dhe se vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e marrëveshjes do të jetë opsion real.
Në fund, ministri Pacolli ka thënë se i vjen keq që Serbia po i preferon vonesat.