Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dhënë një version të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë pushimit në Samitin e Berlinit kur Macron e Merkel kanë biseduar me liderët kosovarë dhe Edi Ramën. Kryeministri Haradinaj ka akuzuar Thaçin e Ramën se i kanë bërë presion më të madh se liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Pacolli i cili i ka çuar me aeroplanin e tij liderët e Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se ka pasur presione që taksa të hiqet. Ai tha se fillimisht kërkesën e ka bërë ambasadori amerikan i cili ka thënë që taksa të pezullohet për dy javë.

Ai më pas ka thënë se edhe Merkel ka kërkuar pezullimin e taksës dhe të shihet nëse dialogu shkon në rrugën e duhur.
“Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afrua atij i ka kërkuar pezullim të taksës. Pezullim për dy javë i taksës është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor. Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën. Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë”, ka thënë Pacolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb