KOSOVE-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qendron në SHBA, ka folur për rusët dhe presidentin Vladimir Putin.


Në një intervistë për “undispatch”, në New York, ai e ka vlerësuar si njeri të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.


Pacolli ka thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.


I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se: “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

Pacolli gjatë intervistës, ka folur edhe për njohjet, Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, karshi vendeve që nuk e kanë njohur deri me tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: