Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli deklaron se Serbia po përdor një strategji të qartë që shtetet e varfra afrikane të tërheqin njohjet e Kosovës.

“Serbët kanë tentuar të bindin shtetet që e kanë njohur Kosovën se po vështirësojnë dialogun duke mos e hequr njohjen. Këtu kanë rënë pre disa shtete të varfra, që praktikisht kanë pranuar të diskutojnë me serbët, sidomos ato shtete që i kanë ftuar në Beograd”, ka thënë Pacolli për mediat kosovare.

Madje Pacolli ka thënë se Serbia po u ofron edhe mjete financiare dhe armë për t’i tërhequr njohjet.

“Kemi parë se Serbia iu premton armë, bursa dhe ndihma financiare në këtë drejtim, por nuk e dimë sa i ka përmbushur Serbia këto premtime”.

Diplomati kosovar tregoi edhe për vështirësitë që ka për të lobuar në këto shtete.

“Çdo kush në Kosovë duhet të kuptojë se njohja nuk është që shkon e merr dhe kthehesh, por është një proces jashtëzakonisht i gjatë duke marrë parasysh edhe ndarjen, sidomos të kontinentit të Afrikës, që ëshë e ndarë në interesa gjeostrategjikë. Dominon Rusia politikisht dhe dominon Kina ekonomikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: