SHKUP-Katër persona, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev janë të dyshuar në aksionin e madh policor “Puçi”, thonë nga MPB-ja. Kundër Zaevit ngritet padi penale për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore, transmeton Alsat.
Sipas dëshmive të grumbulluara në kuadër të aksionit “Puçi”, sipas policisë, ish drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, gruaja e tij Sonja Verushevska, funksionari në Komunën e Strumicës Branko Palifrov dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dyshohen se përmes përdorimit të mjeteve kundërligjore të përgjimit dhe spiunimit, si dhe përmes kërcënimeve serioze ndaj funksionarëve shtetërore, kanë dashur të bëjnë puç dhe të sigurojnë shërbime të ndryshme.
Në një deklaratë me shkrim, Zaev tha se pushteti tenton të pengojë publikimin e skandaleve të paralajmëruara nga opozita.
“Tentim i pushtetit të pengojë zbardhjen e dëshmive dhe argumenteve”, tha Zaev për Alsat M.
Gjithnjë sipas MPB-së, është thyer tentimi për cënimin e rendit kushtetues dhe marrjen e pushtetit në mënyrë jodemokratike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb