TIRANE

Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘Balkanweb’ se Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Sakaq mëoshet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit në zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë së znj. Tusha në prokuroria do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb