TIRANE – Dorëheqja e kryetares së trupës gjyqësore Enkelejda Hajro, ka shtyrë seancën e parë gjyqësore ndaj administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili është paditur nga OSHEE-ja, me argumentin se i ka shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Nëse kryetari i gjykatës pranon dorëheqjen e gjyqtares Hajro, atëherë do të hidhet sërish shorti për një gjyqtar tjetër. Administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj përfaqësohet në gjykatë nga avokati Vladimir Meçi.

Në padinë e saj, OSHEE thotë se dëmet që i janë shkaktuar vijnë nga konsumimi i veprës penale të “mashtrimit”, kryer nga Ismailaj gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë DIA, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregtar, me objekt mbledhjen e borxheve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb