TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ishte i pranishëm sot në ambjentet e Prokurorisë së Tiranës për padinë e partisë së përfaqëson kundër  ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë. Nga jashtë Prokurorisë në një deklaratë për mediat ai tha se nuk ka patur ushtrim dhune nga ana e protestuesve ndaj policisë, ndërsa shtoi se 40 qytetarë të ndershëm mbahen të arrestuar.

Në fjalën e tij, Bardhi shtoi se punonjësit e policisë janë paraqitur në spital, vetëm e vetëm që të bëjnë filmime, pasi në të vërtetë nuk janë sulmuar.

“Nuk ka patur asnjë akte dhune ndaj asnjë punonjësi të policisë. Ju garantoj që kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime me ministrin dhe kanë dalë. Fakt që provohet edhe nga Avokati i Popullit. Nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj policisë. Sa për personalisht, as nuk trembem as nuk jam trembur dhe do vazhdoj detyrën si Sekretar i Përgjithshëm . Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me vrasjen e sistemit komunist.

Unë nuk kam patur asnjë thirrje në telefonin tim. Unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës. Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim për të kërkuar mbështetje nga punonjësit e policisë. Rama, është një fytyrë që duhet hiqet qafe sa më e parë se i ka marrë frymën popullit.

Unë e përsërita janë 40 qytetarë të ndershëm të Shqipërisë që mbahen të arrestuar nga policë të korruptuar. Të 40 qytetarët që mbahen sot nën arrest, nuk ka asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. Ka vetëm dosje të policisë që në 100 mijë kanë identifikuar 40. Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët të mos bëhen palë e këtij akti kriminal.”- u shpreh ai.

Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë 20 marsit të këtij vit për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj qytetarëve në protesta.

Kallezimi
Kallezimi

Sipas PD-së përdorimi i gazit në protestë ishte ishte një veprim i mirëfilltë kriminal.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb