TIRANË

Padia e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kreun e Këshillittë Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani është dërguar në tre prokurori, ajo e Përgjithshme, e Krimeve të Rënda dhe e Tiranës.


Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka shqyrtuar padinë e Presidentit Meta dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të vendosur nëse do të nisë apo jo hetimet.


Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 18 ditë afat për të shqyrtuar padinë e Presidentit, për të parë nëse është kompetente për regjistrimin e fillimit të hetimeve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb