Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë së veshjeve Abercrombie & Fitch, Michael Jeffries, u arrestua nga agjentë federalë që hetonin akuzat se ai drejtonte një rrjet trafikimi seksual, raportoi Wall Street Journal të martën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Ai u arrestua të martën në Florida si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga prokurorët federalë në Brooklyn, Nju Jork, thuhet në raport.

Vitin e kaluar, një grup modelësh meshkuj dikur aspirues të Abercrombie & Fitch, paditën kompaninë dhe ish-drejtorin e përgjithshëm se kishin përfituar nga një operacion trafikimi seksual i drejtuar nga Jeffries.

Padia e paraqitur nga ish-modeli David Bradberry, në gjykatën federale të Manhatanit pretendon se Jeffries i detyroi modelët të merrnin drogë dhe të kryenin akte seksuale me të dhe të tjerët në këmbim që të paraqiteshin në katalogët e Abercrombie.

Padia pretendon se zyrtarët e kompanisë e dinin për sjelljen dhe Abercrombie paguante heshtjen e njerëzve që akuzonin Jeffries për abuzim seksual.

Jeffries, e ka ndrejtuar kompaninë nga 1992 deri në 2014, duke e kthyer në një markë të sukseshme veshjesh për të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb