TIRANE- Gjykata e Tiranës jep vendimin në favor të OSHEE-së për Kastriot Ismailajn, administratorin e kompanisë “DIA”.

Ky i fundit do t’i paguajë komapnisë një dëmshpërblim prej 9.5 mln euro për dënim e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.

Po ashtu edhe për dënim e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit, i zhvilluar pranë “Vienna International Arbitral Centre” (VIAC), si dhe fitimin e munguar.

Objekti i padisë së OSHEE-së përmbyllej me kërkesën për detyrimin e të paditurit të paguajë kamatëvonesat që nga dita e lindjes së detyrimit deri në ditën e ekzekutimit të vendimit dhe detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore.

Padia e OSHEE-së erdhi në një kohë kur biznesmeni Kastriot Ismailaj është protagonist në tre përballje gjyqësore, një në Gjykatën e Tiranës dhe dy në Gjykatën për Krimet e Rënda.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb