Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Rama ka paditur gazetarin e “Bild” Piter Tiede që publikoi përgjimet.

Edhe Henze komenton në Twitter-in e Ramës ashtu si vetë Tiede, por ky i fundit thotë se Rama do jetë së shpejti i pandehur në gjykatat ndërkombëtare.

“Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

  • foto galeri

Ai gjithashtu shprehet se BILD është një “organet më të mira të shtypit”. “Ne kemi lirinë e shtypit”, shton Henze, i cili përgëzon edhe gazetarin Peter Tiede për artikujt e publikuar: “Bravo, vazhdo punën e mire”.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama u shpreh se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Në të njëjtin status ka komentuar vetë gazetari gjerman Tiede, i cili pyet Ramën: Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të BILD”.

Kujtojmë që përgjatë këtij muaji Piter Tiede ka publikuar në gazetën gjermane “Bild” përgjime të dosjeve 339 dhe 184 në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri, përkatësisht në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Durrës, si edhe në zgjedhjet lokale të 2016-ës, në Dibër. Nga përgjimet, del se funksionarë të lartë, deri tek kryebashkiaku Vangjush Dako, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Gjiknuri e Tahiri kanë komunikuar me personazhe të botës së krimit, të vënë në funksion të mbledhjes së votave, përmes shantazheve që iu bënin njerëzve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb