TIRANE-Arben Frroku është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda në seancën e parë të procesit gjyqësor, ku do të shqyrtohej ankimimi i Prokurorisë kundër deklarimit të pafajshëm të biznesmenit Frroku.

Por mungesa e njërit prej avokatëve të Frrokut, Genc Gjokutajt, është bërë shkak për shtyrjen e seancës për në datën 10 qershor. Në kërkesën e tij për shtyrjen e seancës e cila u pranua nga trupa gjykuese, Frroku kërkoi që gjykimi të zhvillohet në orën 10:00.

Në seancën e sotme, trupa gjykuese përbëhej nga pesëshja gjyqtarëve: Fehmi Petku, Nure Dreni, Albana Boksi, Dhimitër Lara dhe Amarildo Laçi.

Në ankimin e depozituar në Apel, Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar kur ka deklaruar të pafajshëm të dyshuarin Arben Frroku për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të kryekomisarit Dritan Lamaj.

Sipas organit të akuzës, Shkalla e Parë ka gabuar në vlerësimin e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: