“Kam refuzuar 100 mln euro nga Kina për të ardhur këtu”, deklaroi pak ditë më parë Zlatan Ibrahimovic kur u pyer përse zgjodhi Amerikën për të vijuar karrierën.

Por mediat e ‘tokës së premtuar’ raportojnë se bilancet e fundit zyrtare të MLS nxjerrin në pah se Ibra jo vetëm që nuk është lojtari më i paguar i kampionatit por nuk bën pjesë as në 5-e.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Se bastian Giovinco, që luan te Toronto që prej vitit 2015, ka një kontratë me skuadrën kanadeze që i garanton 7 milionë dollarë, falë edhe bonuseve të majme. Shpikjet e tij nga goditjet e dënimit i kanë sjellë jo pak të ardhura skuadrës kanadeze, përmes sponsorëve dhe publiciteteve, e duket se investimi, që ishte një bast i rrezikshëm para 3 vitesh, po jep frytet e tij.

Zlatan Ibrahimoviç ka lënë mbresa te tifozët amerikanë që në debutimin e tij, me gola spektakolarë, por në listën e më të paguarve është jashtë 5 të parëve.

Në vendin e dytë, në klasifikimin e futbollistëve më të vlerësuar financiarisht, është lojtari tjetër i Torontos, Michael Bradley, ndërsa pas tij renditet sulmuesi i Los Angeles, Carlos Vela, lojtar që lë jashtë podiumit gjermanin Bastian Schweinsteiger.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb