Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur dhe nuk ka pranuar që të zbatojë dy vendimet e para të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të Magjistratëve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi në emër të PD ka kërkuar që pr ligji për pagat të hiqet nga rendi i ditës së seancës, në mënyrë që të vijohet me konsultimet, kërkesë që e ka parashtruar edhe në Konferencën e Kryetarëve.

Ndryshe sipas tij, rrezikohet të shkelet edhe vendimi i tretë i Kushtetueses për këtë çështje.

“Sot në Kuvend ka një rend të rëndësishme siç është statusi i magjistrave. Një çështje që është mbartur në 7 vite. Ka 3 vendime të Kushtetueses, ky që marrim sot në shqyrtim është i treti. Dy vendimet e shkuara, maxhoranca juaj ka refuzuar që t’i zbatojë, ose i ka shkelur. Është fakt që procesi i konsultimit me magjistratë nuk ka qenë efektiv. Gjatë kohës kur bënim komisione parlamentare, na kanë ardhur referime nga shoqata e gjyqtarëve. Drejtuesit e tyre janë thirrur në një kohë prej 30 minutash për t’u dëgjuar. Ndaj kërkomë nga Kuvendi që të tërhiqet ky ligj pasi po shkelet kushtetua. Duhet të merret koha e mjaftueshme dhe t’i jepet zgjidhej përfundimtare kësaj problematike. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë nën presionin e qeverisë. S’mund të tallemi me çështjet financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të bëjnë drejtësi.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: