Kryeministri Edi Rama ka shprehur synimin për të rritur pagën mesatare në Shqipëri në 1 mijë euro, nga 830 euro që është aktualisht, duke e konsideruar këtë një prioritet për mandatin e tij të katërt.
Gjatë një takimi në Tirana Industrial Park me përfaqësues të bizneseve dhe punonjësve, Rama theksoi se është e rëndësishme të krijohet një treg pune më i fortë dhe se rritja e pagave është thelbësore për të tërhequr të rinjtë e kthyer nga emigrimi. Ai vuri në dukje se shumë të rinj janë rikthyer nga Gjermania për të punuar në Shqipëri, falë pagave dinjitoze që ofrohen në vend.
Kryeministri theksoi se pagat në sektorin publik janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten. “Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi tërhequr edhe sektorin privat në këtë proces,” shtoi ai.
“Ndërkohë që sot kemi nevojë të shohim edhe me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin publik, pagat janë rritur dhe do të rriten më shumë. Duke rritur pagat në sektorin publik kemi tërhequr edhe sektorin privat në këtë proces.
Tani më, pagat dinjitoze nuk diskutohen më. Kompanitë sot më shumë se sa problemi sat ë paguajmë punëtorët kanë problemin se ku i gjejnë punëtorët e kualifikuar.
Ka një numër djemsh dhe vajzash të kthyer rishtas nga Gjermania. E provuan dhe u kthyen, njerëz të mençur, besoj se do ketë më shumë të tillë në vitet në vijim.
Rritja e kapaciteteve të arsimit profesional domosdoshmëri për ekonominë, kompanitë dhe të rinjtë e të rejat. Jo vetëm një punë e mirë paguar por i hapin vetes një perspektivë për të ndërtuar një biznes”, tha Rama.