TIRANË – Kontrollet e Policisë dhe OSHEE-s për vjedhjen e energjisë elektrike janë shtuar nga java në javë. Duket se rezultatet pozitive e kanë nxitur të shtojë numrin e kontrolleve. Nëse një javë më parë rezultonin mbi 6400 kontrolle, këtë javë grupet kanë realizuar 7912 të tilla dhe kanë konstatuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 61 autorë.

Policia e Shtetit sot ka njoftuar se nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 21 persona. Po ashtu, po ndiqen në gjendje të lirë 27 persona .

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 punonjës të OSHEE, 2 me detyrë elektriçist, për abuzim me detyrën. Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4350 lidhje të abonentëve debitorë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: