Të gjithë tashmë e dimë se mungesa e gjumit të mjaftueshëm ndikon në energjinë dhe disponimin tonë, por kërkimet e reja sugjerojnë se pagjumësia gjithashtu bën që të ndjejmë uri për sheqer.

Një studim i 51 burrave nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit tregon se sa më pak gjumë që bëjmë aq më shumë kemi nevojë për ushqime të ëmbla.

Gjumi është jashtëzakonisht kompleks dhe jo mirë i kuptueshëm, duke e bërë të vështirë për shkencëtarët të zbulojnë se si gjumi i keq ndikon në shijet tona.

Sipas studimit dështimi për të fjetur mund të aktivizojë një rajon të trurit që ndizet kur konsumojmë ushqime të ëmbla.

Pagjumësia mund të na bëjë ‘të hajmë nga stresi’ për shkak të çlirimit të kortizolit të hormoneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: