VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 22-vjeçar me akuzën e “Fallsifikimit të monedhave”,

Sipas njoftimit të policisë, 22-vjecari Ivi Profka është arrestuar pasi ka përdorur kartëmonedhë të falsifikuar prej 50 euro për të paguar ushqimin e konsumuar në Piceri “Amantia” në Vlorë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dt. 11.03.2015, ndërkohë që materialet ju referuan organit të Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: