Ende pa nisur zyrtarisht merkato e janarit Liverpul ka arritur të bëjë përforcimin e parë në merkato dhe ky transferim nuk është dosido, pasi për futbollistin janë paguar 80 mln euro. Virgil van Dijk sipas mediave angleze ka përfunduar kalimin te Liverpul, duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë të “The Reds”.

Për qendërmbrojtësin e Southampton në garë ishin edhe ekipe të tjera të “Premier League” si Chelsea apo Manchester City, por në fund ka triumfuar Liverpul i cili tashmë konfirmohet nga ekipet që është i gatshëm të bëjë ‘çmendurira’ në merkato.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb