“Pranoni kushtet tona, ose e shesim te Reali”. E përmbledhur në pak fjalë është ky “kërcënimi” që Paris SG po I bën Barcelonës në lidhje me çështjen “Neymar”. Klubi parizien ka marrë epërsinë dhe pas hyrjes në garë të madrilenëve, kërkon të fitojë sa më shumë nga largimi i sulmuesit brazilian. Barcelona prej ditësh ka intesifikuar lëvizjet për të rikthyer “O’Ney” në skuadër, por deri tani është përballur me murin e ngritur nga kampionët francezë. Këta të fundit janë gati të lenë të lirë brazilian, por gjithmonë sipas kushteve të tyre.

Ney 2 0
Ney 2 0

Si gjithmonë, gjithçka lidhet me financat. Barcelona është gati të paguajë 80 milion euro plus kartonin e Coutinho, që gjithashtu pëlqehet nga Paris SG. Por parizienët kanë një tjetër ide. Edhe në planin e tyre, Coutinho qëndron në tratativa, por gjithashtu kërkojnë edhe 150 milion euro për të lejuar largimin e Neymar. Kjo shifër nuk pranohet nga katalunjasit, që në krahun e tyre kanë edhe vetë futbollistin. Pavarësisht se është tunduar nga oferta e Real Madrid, Neymar dëshiron të kthehet sërish të luajë në krah të Lionel Messi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por kaq nuk mjafton dhe gjithçka është në dorën e Paris SG, që në një formë presioni edhe ndaj Barcelonës vazhdon të takohet me të dërguarit e Realit të Madridit. Ndërkohë, mediat spanjolle vazhdojnë të shprehen të sigurta se Neymar do të transferohet në “Camp Nou”, teksa mbështeten tek optimizmi i vetë sulmuesit brazilian, që është gati të bëjë gjithçka për të veshur sërish fanelën “blaugrana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb