SARANDË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Sarandës pasi përdorte euro false. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi me iniciale E.P., banues në Ksamil, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Nga hetimet e bluve të Sarandës ka rezultuar se këta shtetas paguanin për shërbime të ndryshme me prerje 10 euroshe të falsifikuara. Pas sinjalizimeve dhe denoncimeve të disa personave, policia arriti të zbulonte këtë veprimtari kriminale dhe personat e implikuar.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: