Nga: ZONJA KATERINA

5-6 paidhaqe, 1-2 lgj gjalpë, 2-3 degë rozmarinë, 2-3 thelpinj hudhër, Kripë, piper i zi

Lyejmë paidhaqet me gjalpë dhe i spërkasim me kripë dhe piper. Vendosim një tigan që nuk ngjit të marrë temperaturë. Vendosim paidhaqet dhe i lemë sa të piqen nga një anë, i kthejmë nga ana tjetër, shtojmë në tigan gjethet e rozmarinës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vendosim mbi paidhaqet nga pak gjalpë dhe vazhdojmë pjekjen duke i spërkatur herë pas here me lëngjet që dalin në tigan. I servirim me patate të zjera e të kaurdisura me gjalpë dhe me shije rozmarine.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb