Mund të quhet fare mirë pajisja e së ardhmes. LG G5, e gjigantit koreano-jugor të teknologjisë, pritet të sjellë një frymë krejtësisht të re në tregun e telefonave inteligjentë. LG njihet për risqet që ka ndërmarrë, duke mos ndjekur traditën e kompanive të tjera teknologjike. E tillë është dhe nisma e radhës, pasi pritet që LG G5 të zhbllokohet me sy.

Ky telefon inteligjent thuhet se do të përdorë teknologjinë e njohjes së syrit, e zhvilluar nga kompania IRIENCE. Kjo do të thotë se sensori për gjurmët gishtave do të zëvendësohet nga skaneri i syrit. Sakaq, telefoni do të ketë kasa prej metali, dhe do të fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,500 mAh. Duke u ndalur kamerat, pajisja do të ketë kamerë 21 megapikselë me lazerin për vetë-fokusim, dhe do të ofrojë mbështetje për stabilizuesin optik të imazheve, videot 4K dhe blicin e dyfishtë LED. Ndërsa kamera ballore do të jetë 8 megapikselë.

Nga veçoritë e mësipërme dalim në përfundimin se LG G5 do të ndryshojë shumë nga paraardhësi i tij. LG G5 thuhet gjithashtu se do të ketë ekran 5.6 inç IPS LCD, me rezolucion 1,440 x 2,560 pikselë. Ai do të fuqizohet nga procesori i fundit Qualcomm Snapdragon 820 SoC. Kjo kompani ishte e para që krijoi kasa të telefonit me lëkurë. Telefoni LG V10 gjithashtu është i pari që ofron një ekran dytësor për njoftime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: