Mundësia për ta kontrolluar dritat duke përdorur aplikacione të smartfonit është një opsion praktik dhe i thjeshtë. Kompania Cree ka krijuar një opsion shtesë për smart llambat që kushton vetëm 15 dollarë dhe është shumë më lirë se rivalet e saj në treg.
Nëpërmjet pajisjes ju mund t’i ndryshoni ngjyrat apo ta përdorni si dritë diskoteke, por mund edhe ta digjni atë. Kësaj drite madje mund edhe t’i zvogëloni apo rritni dritën apo mund t’i caktoni të ndizet apo fiket në një kohë që ju dëshironi nga aplikacionet e dritës, në iOS apo Android.
Kjo kompani thotë se llamba bën dritë deri në 25 mijë orë, por prapë duhet të lidhet me Wink apo ZigBee hub që të punojë.
Wink dhe ZigBee janë sisteme shtëpiake që bëjnë lidhjen e pajisjeve shtëpiake me smart pajisjet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: