SPAK ka bërë bilancin e operacionit që çoi në arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës dhe Ahmet Mashës i njohur ndryshe si “Meçe”. Pas prangosjes së të dyve, oficerët e BKH kanë ushtruar kontrolle intensive në disa banesa në qytetin e Durrësit. I prangosuri Ahmet Masha është kunati i vëllait të Çyrbjes. Në kërkim vijon të jetë “i forti” i Shijakut, Altin Hajri. Ky i fundit akuzohet si një nga porositësit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019.
Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e kaluar dhe kontrolleve në banesa, SPAK ka sekuestruar 5 telefona celularë, një pajisje regjistrimi në formë pakete, dokumente pronësie si dhe një shumë parash.
Sendet e sekuestruara:
1. Pesë telefona celularë;
2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5. Dokumente pronësie, etj;
(BalkanWeb)