Vijon të mbetet e paqartë e ardhmja e futbollistit shqiptar Pajtim Kasami.
Lojtari i ekipit grek Olympiacos po kërkohet nga skuadra e Schalke 04, por ende s’ka asgjë konkrete.

Mediat në Gjermani kanë paralajmëruar se marrëveshja mes drejtuesve të skuadrës së Schalkes dhe futbollistit shqiptar mund të arrihet, pasi lojtari është i interesuar ta provojë veten në Bundesliga.

Kasami ka eksperiencë në Angli dhe Itali, kurse me ekipin grek ka kontratë deri në vitin 2018.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: