Nations League zbriti në fushë këtë mesjavë, teksa nuk munguan rezultatet interesante. Pak buzëqeshje për Greqinë, pas ndarjes tragjike nga jeta të lojtarit George Baldock. Kombëtarja helene mundi 1-2 Anglinë në “Wembley”, me dopietën e Pavlidis. Goli i Bellingham për “3 luanët” shërbeu vetëm për statistikë.
Barazim spektakolar 2-2 mes Italisë dhe Belgjikës. Axurrët e nisën frikshëm ndeshjen duke shënuar dy herë me Cambiasso dhe Retegui. Gjithsesi, Pellegrini “tradhtoi” të besuarit e Spalletit në minutën e 38-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Djemtë e Tedescos, në superoritet numerik reaguan shpejt dhe vendosën ekuilibrat me De Cuyper dhe Trossard. Deri në fundin e ndeshjes në “Olimpico”, nuk pati ndryshim rezultati. Në ndeshjen tjetër, Franca triumfoi 1-4 ndaj Izraelit.