SHBA

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka lajmëruar pak kohë më parë se është në pritje të një fëmije. Që nga ajo ditë 38-vjecarja poston shpesh foto të barku të rrumbullakosur.

Ndërsa ditën e djeshme aktorja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ foton më të veçantë nga periudha e shtatzënisë së saj, ku shfaqet krah bashkëshortit me barkun e rrumbullakosur.

Untitled 2
Untitled 2

“Vetëm disa ditë derisa ai të vijë në jetë”, ka shkruar aktorja shqiptare në foton ku ndodhet dhe qenushi, duke treguar një tjetër pjesëtar të dashur të familjes së saj. Me këtë foto Eliza na zbuloi edhe gjininë e bebes që do të vijë në jetë i ciki është djalë.

Kujtojmë se Eliza Dushku jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në vitin 2018 me partnerin e saj, Peter Palandjian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb