Hakim Ziyech do të largohet nga Gallatasaray. Futbollisti maroken nuk ka raporte të mira me trajnerin Okan Buruk dhe ndarja e rrugëve me klubin turk, duket opsioni më i mundshëm.

“Galatasaray më ka konsumuar si lojtarë dhe i kam thënë drejtuesve që dua të largohem në janar. Nuk kam parë trajner kaq të dobët sa Okan Buruk. Jam penduar që kam ardhur te Galatasaray, ata nuk duan të më lejojnë të largohem në merkaton e janarit”- tha ai. Ziyech ka luajtur deri më tani vetëm 5 ndeshje në këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb