Pak minuta para se të nisë ndeshja e parë e Ligës së Kombeve për Shqipërinë kundër Izrealit, çmimet e biletave në stadiumin “Elbasan Arena” mësohet se janë përgjysmuar.

Kujtojmë që fillimisht një biletë varionte nga 1.000 lekë të reja deri në 18.000 lekë të reja. Me uljen e bërë deri në 50%, çdo tifoz i cili dëshiron të ndjekë Kombëtaren nga stadiumi mund të sigurojë një biletë për 500 lekë deri në 90 mijë lek.

Mësohet se shkak për këtë është bërë numri i ulët i tifozëve të cilët kanë blerë biletë deri më tani. Federatë gjatë kësaj kohe është munduar që të ofrojë oferta të ndryshme, por duket se nuk ia ka dalë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb