DURRES- Kur na ndajnë pak minuta para nisjes së Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, ku pritet të zgjidhet presidenti që do drejtojë këtë institucion për 4 vitet e ardhshme, Armand Duka është fotografuar duke pirë kafen e mëngjesit me presidentin e Kukësit, Safet Gjici në ambientet e resortit ku do mbahen zgjedhjet në Durrës.
Duka-dhe-Gjici-470x855 (1)
Sot në orën 09:00 do të mbahet në Durrës Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Për postin më të lartë të federatës konkurrojnë 3 kandidatë, Armand Duka, i cili udhëheq prej 16 vitesh, deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: