Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqjen pasi dhjetëra zyrtarë të tij dyshohet se ishin regjistruar si invalidë për të shmangur shërbimin ushtarak.
“Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë përgjegjësinë politike për situatën në organet e prokurorisë së Ukrainës”, deklaroi Volodymyr Zelensky pas një takimi të Këshillit të Sigurisë.
Disa minuta më vonë Kostin e quajti situatën “qartësisht amorale” dhe ra dakord me Presidentin e Ukrainës se “është e drejtë të njoftoj dorëheqjen time nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm”.
Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU, tha të martën se 64 anëtarë të komisioneve mjekësore ishin hetuar si të dyshuar në hetimet penale në vitin 2024, dhe 9 të tjerë ishin gjykuar dhe shpallur fajtorë.