SHBA

Dhjetë muaj pasi solli në jetën fëmijën e saj të dytë Miranda Kerr është sërish shtatzënë. Modelja e famshme dhe partneri i saj, themeluesi i Snapchat Evan Spiegel u bënë prindër në maj të vitit të kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Miranda solli në jetë djalin e tyre të parë së bashku, të quajtur Hart. Kerr është po ashtu nënë e një djali 8-vjeçar të quajtur Flynn, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.

Pas ardhjes në jetë të Hart, Kerr dhe Spiegel u shprehën shumë të lumtur dhe duket se nuk kanë pritur gjatë për të shtuar familjen e tyre edhe me një tjetër anëtar. People ka bërë të ditur se modelja e Victoria`s Secret është shtatzënë për herë të tretë.

“Miranda, Evan, Flynn dhe Hart po presin me padurim për anëtarin e ri të familjes”, -është shprehur një burim për People. Gjithashtu modelja e njohur ka postuar disa foto të profilin e saj në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur. Miranda kishte veshur një fustan rozë të hapur që e tregonte mjaft elegante edhe pse shtatzënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb