Qytetarë të Shkodrës marshuan sot në shenjë proteste kundër krimit, pas vrasjes masakrës së regjistruar pasditen e 30 tetorit në lagjen “Dobraç”. Krahas dy shënjestrave të atentatit, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, humbi jetën edhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë.
Një qytetare shpërtheu në lot teksa foli për mikrofonin e News24 lidhur me atë që kishte ndodhur. Ajo shpreh zhgënjimin e saj për numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë marshim.
Qytetarja në Shkodër: Kaq pak njerëz kanë dalë këtu. Gënjehen me një kafe. U vranë tre djem, jam nënë vetë. Nuk u mor vesh se kush i vrau. I vrau politika. Unë jetoj në Itali, kam pension italian por një ditë do kthehemi. Nuk kemi qetësi. Këtu në pedonale kanë qëlluar bam, bam. Bëri denoncim dhe djali u vra. I raftë pika babës së vet, ka bërë denoncim dhe djali iu vra.
(BalkanWeb)