Sot mund të quhet padyshim dita e saj e madhe, pasi edhe pak orë e ndajnë nga momenti kur do të lidhë kurorë me dashurinë e saj të madhe. Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila martohet sot me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Ajo ka publikuar foto nga momentet parapërgatitore të dasmës, ndërsa duket se gjithçka po e përjeton me shumë kënaqësi.
Xhensila Ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa nga këto momente, ndërsa shihet se po kërcen. Në dhomë duken edhe grimierët e saj, të cilët ajo u ka besuar ditën e saj të madhe.
(ed.me/BalkanWeb)