FRANCE- Policia franceze është vënë në alarm, pasi zbuluan një pako të dyshimtë në sheshin përpara Muzeut të “Louvre”. Mësohet se fill pas kësaj, u evakuuan vizitorët.

‘Tgcom’ shkruan se pikërisht në këtë vend ishte parashikuar që mbrëmjen e sotme të mbahej dhe fjalimi i kandidatit për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në rast se ai fitonte.

Të njëjtat burime theksuan se pakoja ishte vendosur në vendin ku ishin gazetarët, ndërsa ajo është larguar prej aty. Sakaq, forca të shumë sigurie po mbikëqyrin zonën, e cila është e mbipopulluar dhe nga turistë. Sot francezët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. 39-vjeçari Emmanuel Macron përballet në një garë të fortë me kandidaten e të djathtës ekstreme Marine Le Pen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb