VLORE- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të ndajë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ pamje nga Llogaraja, atje ku ndodhet që prej ditës së djeshme, ku po mban edhe nje takim me ministrat e rinj.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë pamje të Llogarasë, ju uroj një ditë të mbarë ?”, citohet në mesazhin e Ramës.

Një ditë pas prezantimit të qeverisë, kryeministri Rama mbodhi në një takim kabinetin e ri, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruci dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku do të diskutohet mbi propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: