TIRANE- Deputetja së LSI-së, Floida Kërpaçi gjatë protestës në Surrel bashkë me të rinj të tjerë të LRI-së dhe FRPD-së dha një prononcim për mediat.

Ajo sqaroi arsyen e këtij aksioni dhe pse të rinjtë menduan t’i vendosin traun kryeministrit Rama.

Ndërsa ajo fliste, në Surrel shkuan forcat e komisariatit nr.4 dhe kërkuan largimin e të rinjve nga banesa e kryeministrit.

“Jemi sot këtu me të gjithë të rinjtë, në Surrel, për ti dhënë këtë dhuratë simbolike Kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë të kuptojë sesi është të të vendosin traun në derën e shtëpisë dhe të vuajë ashtu siç i ka bërë ai të vuajë qytetarët shqiptar dhe qytetarët kuksian. Ne besojmë se Shqipëria është e të rinjve dhe njëherë e përgjithmonë gjithësecili prej nesh që është këtu,duhet të luftojë për të larguar Edi Ramën dhe grupimin e tij të njerëzve që bëjnë pazare me të në dëm dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Prandaj jemi sot këtu me këtë dhuratë simbolike e cila në qoftë se Edi Rama nuk merr masa për të liruar në mënyrë të menjëhershme qytetarët kuksian dhe për të hequr taksën e rrugës së kombit ne do ta kthejmë këtë dhuratë simbolike në një simbol të qëndresës dhe të revoltës rinore për të luftuar për qytetarët shqiptar, kuksian sepse nuk mundet Edi Rama ti vendosi kufij qytetarëve shqiptarë por qytetarët shqiptarë do ti vendosin kufijtë Edi Ramës. Sot po na vendos traun te shtëpia, po na vendos taksa dhe TVSH pa fund. Sot po vjen dhe po na merr frymën çdo ditë e më shumë, po nesër çfarë do të na bëjë. Do na vrasi të gjithëve ne ashtu siç na ka vrarë dhe na ka larguar nga Shqipëria. Prandaj jemi sot të gjithë këtu të vendosur për këtë qëndresë por edhe për ta vazhduar në ditët në vazhdim për të luftuar sepse ne besojmë fort te vlerat e familjes, te vlerat për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri Europiane dhe nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe oligarkët që ai ju shërben të pushtojnë Shqipërinë”,- u shpreh Kërpaçi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: