Merkatoja në Premier Ligë është mbyllur zyrtarisht këtë pasdite.
Skuadrat e Premier Ligës kanë qenë aktive në minutat e fundit të merkatos. Ish mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya ka kaluar te skuadra e Brighton.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Brighton ndërsa nuk dihen ende shifrat e transferit.

Montoya përveç Barcelonës ka luajtur edhe te Inter, Betis e së fundi tek Valencia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb