TIRANË- Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri kanë zgjedhur datën 3 Dhjetor, që përkon me Ditën Botërore të PAK për t’i dërguar një peticion Bashkisë së Tiranës.

Në peticionin e tyre, PAK kërkojnë më shumë mbështetje e shërbime. “Kërkojmë mbështetje në ofrimin e shërbimeve. S’kemi mbështetje nga shteti, financimet private”,- thonë ata.

Më tej, ata janë pritur edhe nga nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, e cila ka thënë se: “Kjo kategori është në vëmendjen tonë, çështja e tyre do shikohet me prioritet”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: