TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryeministrit Edi Rama, i cili si për t’i vënë kapak akuzave të artikuluara nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist, ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën anti-shpifje.

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha që nxjerr një video nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit për Elvis Rroshin.

Më herët kryeministri Edi Rama ironizoi në “Twitter” se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Krujës siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur ‘Pretty Woman’. Ndërsa Basha e sheh zgjidhjen tek vettingu i politikanëve, Rama e shikon tashmë tek paketa antishpifje që do të propozohet së shpejti nga maxhoranca. E me sa duket “lufta” mes dy liderëve në Twitter do vijojë gjatë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb