Ministria e Financave pritet të ndërhyjë në 5 ligje për paketën e re fiskale si ligji për procedurat tatimore, për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizat, për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për taksat nacionale.

Për këtë arsye i ka dërguar bizneseve pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen. Ndër ndryshimet janë ulja e dividentit që aplikohet tek korporatat. Aktualisht ky tatim paguhet në masën 15% por qeveria ka propozuar ta ulë në 10 %. Gjithashtu dhe rishikimi i kufijve të pagës që tatohen me norma të ndryshme tatimore.

Tatimi për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj aktualisht është 23 %.Me paketën e re fiskale qeveria propozon uljen e tatimit për këtë fashë pagash.

Por nga 1 janari i vitit të ardhshëm akciza e duhanit pritet të rritet. Kjo taksë do të pësojë një tjetër rritje nga 5750 leke për 1000 copë që është sot në 6000 lekë për 1000 copë. Ministria e financave pret nga biznesi propozimet e tyre për t’i diskutuar ato më pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb