TIRANE

Qeveria do të rrisi taksat për 35 mijë të punësuar.Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm qeveria ka vendosur që të detyrojë çdo person që është i dypunësuar të plotësoje deklaratën individuale të të ardhurave personale, pavarësisht nëse e kalon apo jo pragun e realizimit të vlerës 2 milionë lekë në vit. Në projektligjin për tatimin mbi të ardhurat thuhet:


Sikurse rezulton aktualisht, p.sh. individët e dy apo trepunësuar me paga nën 30 000 lekë nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale, pasi të ardhurat nga punësimi deri në 30 000 lekë nuk tatohen. Ndërkohë të ardhurat totale reale të tyre duke qenë se janë nga disa burime janë mbi këtë nivel. Për të pasur trajtim të njëjtë tatimor ndërmjet individëve që i sigurojnë të njëjtën vlerë të ardhurash nga disa burime punësimi me ata që i sigurojnë vetëm nga një burim punësimi, propozohet që të jenë objekte të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të dyja kategoritë e individëve, duke dorëzuar deklaratë individuale vjetore të ardhurash edhe nëse realizimi i të ardhurave individuale vjetore është më i vogël se 2 milionë lekë.


Më herët , detyrimin për të bërë deklarimin vjetor e kishin vetëm individët që kishin të ardhura prej më shumë se 2 milionë lekësh. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin thuhet se referuar të dhënave nga tatimet, numri i individëve që kanë deklaruar  deklaratën individuale vjetore të të ardhurave për vitin 2018 është 9 615, ndërkohë që numri i punëmarrësve që janë të punësuar në më shumë se një vend pune për vitin 2018 është 31 mijë të punësuar  dhe për 9-mujorin e vitit 2019 është 35 mijë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb