URA VAJGURORE– Lehtësirat fiskale për agroturizmin do të sjellin zhvillimin ekonomik lokal për zonën. Në takimet e llogaridhënies publike në Kutalli, dhe Poshnje të Urës Vajgurore ministri Klosi u shpreh se ngritja e pikave agroturistike duhet të shndërrohet në përparësi duke shfrytëzuar lehtësirat që ofron paketa fiskale; si ulja e taksave dhe reduktimi i tvsh-së në masën 6 përqind. Gjithashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.

Duke iu referuar taksave vendore, ministri Klosi vlerësoi transparencën e bashkisë Ura Vajgurore në shpenzimin e çdo takse vendore për zhvillimin urban dhe rural të zonave në këtë bashki.

“Çdo para e mbledhur nga komuniteti në kuadër të tarifave lokale konsumohet në një mënyrë transparente e cila është bërë model tashmë për të gjithë kryetarët e tjerë të bashkive”, tha ministri Klosi.

Ndërkohë duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve nëpërmjet platformës së bashkëqeverirjes ministri Klosi reagoi ndaj denoncimit të një banori, me marrjen e masave të menjëhershme ndaj nëpunësit të korruptuar.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkruajnë cdo shqetësim apo problem në platformën e bashkëqeverisjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb