TIRANE

Përmes një letre zyrtare shoqatat e biznesit i kërkojnë qeverisë dhe parlament që të ndërhyjnë në paketën fiskale duke bërë lehtësira për sipërmarrjen prodhuese vendase.

Shoqatat e biznesit thonë se Sipërmarrja Shqiptare është nën presionin e ashpër të konkurrencës së tregut botëror dhe se ajo vazhdon të vuaj pasojat e efektit zinxhir të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe atyre ndihmëse.

Ato shtojnë se bizneset e vogla dhe të mesme, vazhdojnë të përballen me vështirësi financiare, mungesë likuiditeti dhe me një situatë të pasigurt.

Sipas tyre ekonomia informale dhe konkurrenca e pandershme, si dhe mungesa e burimeve njerëzore, mbeten sfidat kryesore me të cilat do të përballet sipërmarrja edhe për vitin 2025, dhe në këtë këndvështrim shoqatat e biznesi kërkojnë uljen e TVSH në nivelin 5%-7% për agroindustrinë, kompensimi 20% të TVSH-së për fermerët, heqjen e TVSH për plehrat organikë 0%.

Në listën e kërkesave është edhe rishikimi në ulje i taksës së ndikimit në infrastrukturë, dhe tarifës së depozitimit të dherave. Po ashtu bizneset duan rimbursim automatik të TVSH.

Në letrën e tyre shoqatat e biznesit kërkojnë politika fiskale të qëndrueshme, legjislacion të thjeshtë, dhe Hartimin e një plani veprimi midis Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë lidhur me deeuroizimin e ekonomisë dhe parandalimin e pastrimit të parasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb