TIRANE- Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24  ka pohuar se masat ligjore për paketën e “Të Fortëve” synojnë të ruajnë biznesin e ndershëm nga gjobat, të cilat mund t’iu vihen nga personat e rrezikshëm.

“Paketa e të Fortëve”, është një sërë masash penale më të ashpra, ndaj personave që vënë gjoba ndaj bizneseve. Qeveria do të jetë në krah të bizneseve të ligjshme dhe ekonomisë formale. Çdo kush që tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me masa të forta”, tha ai.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe masat, të cilat po planifikohen të merren ndaj të dënuarve në burgje, ndërsa shtoi se këto masa do të “shkulin” me rrënjë veprimet kontrolluese të të burgosurve. Sipas tij, tashmë asnjë i dënuar nuk do të ketë mundësi për të kontrolluar transaksione apo flukse të jashtme, siç ka patur më parë raste të tilla.

“Kjo është një praktike e mirënjohur në vendet europiane, jo më larg se Italia, e cila e zbaton këtë. Kjo masë synon të monitorojë në formë strikte personat që janë dënuar për krime. Nuk duam që personat e dënuar të kontrollojnë transaksionet, flukseve jashtë burgjeve. Kjo është një masë e shtuar ndaj personave të dënuar me karakter të theksuar kriminal. Paketa e “Të Fortëve”.  Do kërkohet konsensusi i  çdo deputeti, pasi kjo është në të mirën e popullsisë. Në çështjet të së mirës dhe interesit publik ka patur barazh. Çdo forcë që do pretendojë të bllokojë këto plane, duhet të votohen nga shqiptarët dhe të ndëshkohen”,  tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb