PAKISTAN


Të paktën 25 persona përfshirë gjashtë fëmijë thuhet të kenë vdekur pasi një autobus u përplas në mal kur shoferi humbi kontrollin. Sipas mediave të huaja, anëtarë të forcave të armatosura besohet të jenë midis viktimave, pasi autobusi udhëtonte në rrugë të ngushta në një rajon të largët të veriperëndimit të Pakistanit.


Më shumë se 20 të tjerë thuhet gjithashtu se janë lënduar pas përplasjes që ndodhi herët në mëngjes.


Rrëzimi ndodhi ndërsa autobusi po udhëtonte nga qyteti Skardu pothuajse 2.500 metra mbi nivelin e detit, në rrugë për në qytetin e Rawalpindi.

Shërbimet e urgjencës u nxituan në vendngjarje, por thuhet se kanë hasur vështirësi të mëdha në trajtimin e udhëtarëve për shkak të mungesës së pajisjeve dhe burimeve, u tha policia lokale gazetarëve.

Një aksident i tillë vjen vetëm disa javë pasi një autobus tjetër u përplas nga një rrugë malore në një lumë në Pakistan, duke sjellë  vdekjen 24 pasagjerë.

Etiketa: