PAKISTAN-Me shpresën se do të mund të fitojë fuqi magjike, babai ka mbytur pesë nga gjashtë fëmijët e tij. Ai mendonte se kjo sakrificë do t’i jep atij superfuqi, përfshirë edhe alkimike.
Ali Nawaz Leghari ka vrarë dy vajza dhe tre djem brenda një ore, në shtëpinë e tij që ndodhet në fshatin e vogël Saeed Khan në Pakistan.
Policia ka deklaruar se ai prej kohësh merrej me “magji të zezë”, mirëpo nuk është menduar se do të bëjë diçka kaq serioze.
Fëmijët ishin nga mosha një deri në 13 vjeç. Leghari kishte probleme financiare, ndërsa dhe më parë kishte provuar t’i helmojë dhe ishte ndaluar nga gruaja e tij, raporton AFP.
Kur gruaja e tij ishte jashtë shtëpisë me djalin e madh të familjes, burri 40-vjeçar i ka lidhur fëmijët me litar dhe i ka mbytur në qetësi.
Ky ritual i quajtur “Chilla”, mendohet se sjell shumë fuqi dhe pushtet dhe është shumë i përhapur në zonat rurale të Pakistanit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: