Një bombë ka shpërthyer sot në një treg në veri-perëndim të Pakistanit duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur dhe 35 të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga policia, që thonë se bilanci mund të rritet.

Sulmi ka ndodhur në provincën e Khyber Pakhtukhwa, në kufi me Afganistanin, në një moment kur tregu ishte i mbushur me njerëz.
Burime nga policia bëjnë me dije që pjesa më e madhe e viktimave janë minorancë shiite.

Bomba e fuqishme shpërtheu në tregun ushqimor në rajonin e Orakzai, që në vitet e fundit ka qenë teatër i sulmeve të ndryshme ekstremiste kundër minorancës shiite.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb